Arta Nitaj tashmë lirshëm mund të thuhet se është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, e njëherësh edhe shumë e komentuar.
Bukuroshja nga Peja vetëm në Instagram numëron mbi 181 ndjekës, për të cilët publikon imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe pozat provokuese.
Ditën e sotme (e enjte), siç duket aktorja dhe modelja shqiptare e ka nisur ditën në palestër, aty ku edhe kalon një pjesë të madhe të kohës.
Kështu, e njëjta ka ndarë një fotografi atraktive nga palestra dhe në plan të parë ka vënë të pasmet e saj atraktive.
Nitaj kujdeset mjaft shumë për linjat trupore, për të cilat përflitet vazhdimisht, ndërsa merr vëmendje të madhe thuajse gjithnjë.
Përndryshe, Arta e filloi karrierën si modele, më pas si aktore, teksa gjatë këtij viti pati debutimin e saj edhe në politikë, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/