Telegrafi

Arta Nitaj vë në fokus linjat e bujshme trupore nga palestra

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

Arta Nitaj vazhdon edhe në ditët e sotme të jetë ndër personazhet më të komentuar në estradën shqiptare.

Bukuroshja brune është aktive në rrjete sociale, aty ku shpeshherë ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Tashmë që disa plane i kanë stagnuar për shkak të pandemisë coronavirus, koha për të shkuar në palestër është e palimituar.

 

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo në fokus ka vënë linjat trupore, teksa bënte të ditur se është duke u stërvitur.

E veshur në mënyrë sportive, Arta shihej që përmes dorës largonte bluzën për të theksuar më shumë barkun e sheshtë.

Nitaj përndryshe pëlqehet në masë të madhe për bukurinë dhe tiparet trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta. /Telegrafi/