Telegrafi

Arta Nitaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit

Besimtarët e fesë islame nga nesër, 23 mars hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Tashmë kanë nisur urimet nga figurat publike dhe të famshëm të tjerë përfshirë modelen, Arta Nitaj.

Bukuroshja nga Peja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

“Urime Ramazani të gjithë motrave dhe vëllezërve të cilët nga nesër hyjnë në muajin e Ramazanit”, ka shkruar Nitaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

Theksojmë që më parë Arta kishte deklaruar se është agjëruese e Ramazanit, ndërsa ende nuk e ka zbuluar nëse edhe këtë vit do të vazhdojnë njëjtë.

Përndryshe, Nitaj përveç në rrjetet sociale herë pas here është e pranishme edhe në projekte televizive. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/Instagram