Site icon Telegrafi

Arta Nitaj tregon rezultat e arritura në palestër teksa ekspozon linjat e tonifikuara të trupit

Arta Nitaj është një prej emrave më të komentuar në media rozë dhe vëmendjen më të madhe merr me linjat e saj trupore.

E njohur për fizikun e përsosur, modelja nga Peja për të qëndruar në formë është tejet e përkushtuar ndaj ushtrimeve intensive në palestër.

Herë pas here, 26-vjeçarja tregon rezultatet që ka arritur përmes ushtrimeve fizike dhe njëjtë ka vepruar edhe sot (e hënë).

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Arta ka ekspozuar barkun e tonifikuar e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë portokalli dhe tuta sportive.

Më pas, bukuroshja zeshkane pozoi edhe përball pasqyrës teksa dukej tejet atraktive ndërkohë që provokonte me format.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Ndërkohë, Arta e cila famë më të madhe e fitoi nga paraqitja në serialin vendor “O sa mirë” së fundmi mori pjesë në spektaklin e vallëzimit “Dace Albania”.

Ndonëse ishte në mesin e konkurrenteve që mori më së shumti vëmendjen, Arta pak javë më parë u eliminua nga gara. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

Exit mobile version