Bukuroshja Arta Nitaj po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, përmes së cilave merr vëmendjen e shumë ndjekësve të saj.
Së fundmi, Nitaj ka treguar se ndodhet me pushime në Zanzibar të Madagaskarit, ku është duke shijuar motin e ngrohtë dhe plazhin atje.
Këto ditë, ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka publikuar vazhdimisht imazhe nga pushimet e saj, duke vënë kryesisht në pah linjat e saj atraktive trupore.
Në videon e fundit të publikuar për fansat e saj në InstaStory, Arta u kujdes të bëjë të njëjtën gjë, duke xhiruar trupin e saj të tonifikuar me telefon.
Bukuroshja e njohur bëri bujë pak ditë më parë në mediat rozë, kur tregoi se pushimet po i kalon në një nga ishujt privat të miliarderit Bill Gates në Zanzibar.
Që nga ajo kohë, ajo nuk është ndalur së publikuari fotografi provokuese për fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/