Telegrafi

Arta Nitaj thumbon sërish Deamishelin duke komentuar paraqitjen e saj në spektaklin e së martës: Vetëbesimi tjetër nivel

Banorja e Big Brother VIP, Deamishel, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve.

Kjo për shkak të një nominimi që bëri javën e kaluar, ku si pasojë doli konkurrentja Efi Dhedhes.

E gjitha nisi pas një urrejtje që ka me Luizin, përfshirë këtu dhe banorët e tjerë që qëndrojnë në grupin e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Në spektaklin e së martës, Dea pati disa debate me Luizin, teksa e kundërshtoi vazhdimisht në atë që thoshte.

Lexo po ashtu Arta Nitaj i reagon Deamishelit për zgjedhjen e famshme në BBVA, ia përmend huqjet e mëdha që bëri gjatë lojës së inteligjencës

Kjo duket t’i ketë rënë në sy edhe modeles Arta Nitaj, e cila siç shihet e ndjek rregullisht këtë format.

“Vetëbesimi tjetër nivel sonte”, tha Nitaj referuar Deamishelit, pasi për të njëjtën kishte reaguar edhe më parë.

Ylli nga Peja para pak ditësh ia përmendi huqjet e mëdha që bëri gjatë lojës së inteligjencës. /Telegrafi/