Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në fushën e modelingut.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë postime të përditshmërisë e së fundmi edhe nga pushimet.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagra, bukuroshja brune ka tërhequr vëmendjen e fansave përmes disa lëvizjeve provokuese.
Derisa po shijon pushimet, ajo është shfaqur nga një pishinë, ku duke dalë nga ajo, Arta ka theksuar të pasmet e formësuara.
Modelja dhe njëherësh aktorja komentohet në masë të madhe për shkak të linjave trupore dhe bukurisë së saj.
Sidoqoftë, ajo është bërë edhe më e njohur për publikun shqiptar përmes rolit të një vajze të llastuar, në serialin ‘O Sa Mire”. /Telegrafi/