Telegrafi

Arta Nitaj thekson gjoksin me dekoltenë e hapur, tërheq vëmendjen e fansave

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është njëra nga më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Kjo vjen, pasi ajo nuk kursen asnjëherë pozat tërheqëse dhe provokuese, të cilat i realizon në mënyrë mjaft profesionale.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Arta ka shkëlqyer me dukjen dhe pozat e marra.

E veshur me një fustan të bardhë, dekolteja e hapur i ka zbuluar asaj pak më shumë nga trupi, e që një gjë e tillë u komentua në masë të madhe.

Paraqitjes së saj, bukuroshja brune i ka bashkangjitur edhe një grim vezullues, ndërsa flokët kishte vendosur t’i linte të lira mbi supe.

Arta përndryshe ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të reja, por që pandemia coronavirus i ka lënë punën në gjysmë. /Telegrafi/