Modelja dhe njëherësh aktorja, Arta Nitaj, është ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.
Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe dhe video nga më të ndryshmet nga jeta dhe karriera e saj profesionale.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa video ku shihet duke u stërvitur në palestër.
Përmes këtyre ushtrimeve, ajo ka arritur të formësojë tiparet trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.
Në pothuajse të gjitha postimet, Arta në rend të parë ka vënë të pasmet e bujshme, përmes veshjes së ngushtë.
Përndryshe, bukuroshja brune është bërë e popullarizuar përmes pjesëmarrjes në serialin ‘O sa Mire’. /Telegrafi/