Sot konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare dhe merr çdo herë vëmendjen me secilën paraqitje që bën.
Me një numër të madh ndjekësish në llogarinë e Instagram-it, me mbi 310 mijë të tillë, Arta Nitaj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria, teksa nuk mungojnë imazhet nga e kaluara.
Kështu ka ndodhur edhe së fundi, kur bukuroshja e famshme postoi një imazh të rrallë nga koha e fëmijërisë.
Në një InstaStory që postoi sot (e premte), Arta shihet në periudhën e fëmijërisë e veshur me një xhaketë dhe kapele të ushtrisë, teksa edhe bën një përshëndetje ushtarake.
“Arta e vogël”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazhet ku duket po aq simpatike sa është edhe sot.
Bukuroshja nga Peja ndërkohë, po vazhdon angazhimet profesionale, ajo do të jetë pjesë e videoklipit të ri të këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, xhirimet e të cilit kanë përfunduar dhe pritet të publikohet shumë shpejtë.
Ndryshe, javë më parë, Arta festoi ditëlindjen e 25-të në një aheng luksoz në Dubai. /Telegrafi/