Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Arta Nitaj, këto ditë ka qenë mjaft aktive me publikimin e fotografive që ngacmojnë imagjinatën.
Modelja, aktorja dhe prezantuesja e njohur ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku ka shpërndarë fotografi që vënë në pah figurën e saj trupore.
Imazhet me bikini kanë nxitur kërshërinë e ndjekësve, të cilët kanë pritur fotografi të tjera të saj.
Dhe pikërisht një të tillë, ajo e ka publikuar gjatë të premtes mbrëma, në të cilën shfaqet në plazh, ndërsa në plan të parë është trupi i saj.
Arta Nitaj u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Xhesikës në serialin e popullarizuar televiziv, “O Sa Mirë”, ndërkaq ka qenë edhe pjesë e disa videoklipeve muzikore, si edhe prezantuese televizive. /Telegrafi/