Telegrafi

Arta Nitaj sjell një pozë atraktive në bikini ndërsa dëshiron të rikthehet në vitin 2019

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Ajo është një nga personazhet më të përfolur në faqet rozë dhe rrëmben vëmendje thuajse gjithnjë me postimet e saj. 

Fjala është për bukuroshen nga Peja, Arta Nitaj, e cila vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron 211 mijë njerëz.

Përhapja e madhe e virusit COVID-19 gjatë këtij viti, ka bërë që shumë prej njerëzve të reagojnë me shkrime e me postime të ndryshme, pasi gjatë tërë kohës qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktorja shqiptare, e cila në fotografinë me bikini dëshiron të rikthehet në vitin që lamë pas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

“2019 kthehu se kemi bërë hajgare”, ka qenë përshkrimi sipër fotografisë, ku shfaqet pranë mikes së saj të ngushtë.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Modelja edhe këtë kohë është duke e shfrytëzuar për palestër, meqë njihet si një nga femrat më atraktive në showbizin shqiptar.

Arta tashmë është larguar nga seriali vendor “O sa mirë”, aty ku edhe u bë e njohur për publikun në vend. /Telegrafi/