Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, duket se po i shfrytëzon ditët e karantinës për të formësuar trupin e saj.
Kështu së paku ka bërë të ditur ajo përmes disa imazheve të fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa video, ku tregonte se si i formësonte të pasmet e saj, teksa ka treguar se si mund të arrihet kjo gjë edhe në kushte shtëpie.
Arta njihet si një prej modeleve me fizikun më të mirë në estradë, e krejt kjo falë ushtrimeve të rregullta që ndjek në palestër.
Modelja është e ndjekur nga mbi 210 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, teksa shpesh e shfrytëzon influencën e saj, për të promovuar stilin e saj të jetesës te ndjekësit.
Ashtu si shumë të tjerë në këtë kohë, edhe bukuroshja Nitaj ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj, duke qëndruar e vetë-izoluar për shkak të përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/