Telegrafi

Arta Nitaj shfaqet provokuese nga palestra, vë në pah linjat trupore

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

Modelja e njohur, Arta Nitaj, vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuara në estradën shqiptare.

Bukuroshja brune njihet për bukurinë dhe tiparet trupore, të cilat nuk i kursen asnjëherë kur bie fjala për fansat e saj.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur nga palestra, teksa shihet duke u stërvitur.

 

E veshur në mënyrë sportive, ajo ka theksuar linjat e bujshme trupore, ndërsa përmes dorës ajo shpalos edhe një pjesë të barkut.

Kohëve të fundit secila lëvizje e saj është duke u bërë lajm në faqet rozë, pasi edhe merr vëmendje të madhe.

Përndryshe, Arta ka bërë të ditur se është duke punuar në disa projekte të reja televizive, detajet e së cilave nuk i ka shpalosur ende. /Telegrafi/