Arta Nitaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku vetëm në llogarinë e saj të Instagramit numëron mbi 300 mijë ndjekës.
Modelja bukuroshe për admiruesit e saj po vazhdon të sjell imazhe atraktive që fokus kryesor kanë linjat e saj të tonifikuara të trupit.
Zeshkania nga Peja njihet për fizikun e formësuar për të cilin përkujdeset me ushtrime intensive në palestër, prandaj edhe rezualtat janë të dukshme.
Një paraqitje atraktive, Arta ka bërë edhe sot (e premte) teksa theksoj format me një imazhe para pasqyrës.
Ajo dukej në formë të mrekullueshme e veshur në bikini të kuqe dhe xhinse, që i përshtati me një çantë ngjyrë bezhë dhe syze të bardha, ndërsa mbante edhe në qafore ari.
Ndërkohë, që po shijon pushimet modelja së fundmi kaq qenë e angazhuar edhe si një prej protagonisteve në klipin e ri të këngëtareve Dafina Zeqiri dhe Kida “Luje belin”.
Vlen të theksohet se Arta famën më të madhe e mori nga paraqitja e saj në serialin vendor “O sa mirë” ku erdhi si aktore, ndërsa më pas edhe e provoj veten si prezantuese në një emision sporti. /Telegrafi/