Telegrafi

Arta Nitaj shfaq linjat e bujshme trupore përmes fustanit me ngjyra

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

Aktorja dhe njëherësh modelja, Arta Nitaj, njihet për stilin e saj të veçantë gjatë paraqitjeve të ndryshme.

Në rrjete sociale ajo është mjaft e komentuar, pasi nuk heziton që të shfaq e të theksojë pjesë të trupit.

Duke mos munguar këto tipare, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me dukjen.

E veshur me një fustan me ngjyra, modelja ka theksuar linjat e bujshme trupore, ndërsa ka vëmë në pak edhe gjoksin.

Me një grim tejet të lehtë, Arta ka vendosur që flokët e gjata t’i lë të lira mbi supe, ndërsa pozonte para kamerës.

Ajo është ndër personazhet e estradës shqiptare që bëhet shpesh pjesë e faqeve rozë, pasi secila lëvizje e saj merr vëmendje mediatike.

Krejt kjo, ka ndodhur qysh në paraqitjen e saj në serialin “O sa mire”, ku u bë edhe më e popullarizuar. /Telegrafi/