Site icon Telegrafi

Arta Nitaj: Qenka mirë me dal e me festu, që nuk po bëhet luftë në Dubai

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Bukuroshja Arta Nitaj këto ditë është duke qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përkundër tensioneve të fundit të Iranit me Amerikën, gjendja në Dubai është stabile dhe mesa duket kjo gjë po e qetëson modelen me prejardhje nga Peja.

Ajo publikoi në InstaStory një shkrim, ku tha se qenka mirë të dalë e të festojë meqë Presidenti Donald Trump deklaroi të mërkurën se nuk do t’iu përgjigjet sulmeve të Iranit.

“Qenka mirë me dal e me festua, që nuk po bëhet luftë në Dubai”, shkroi modelja Nitaj në InstaStory.

Arta përndryshe njihet si vizituese e shpeshtë e Dubait – vend ky që duket të jetë shndërruar në destinacionin e saj të preferuar për pushime.

Përndryshe, shumë personazhe VIP kohëve të fundit kanë zgjedhur Dubain për pushime, ndër ta edhe: Luana Vjollca, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, Milot Rashica, Adnan Januzaj etj. /Telegrafi/

Exit mobile version