Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, gjatë kësaj vere ka shijuar pushimet nëpër vende të ndryshme.
Zeshkania fillimisht ka qenë në Ibiza të Spanjës, e më pas në disa vende të tjera përfshirë: Shqipërinë dhe Greqinë.
Ish-aktorja e “O sa mirë” kësaj radhe ka publikuar disa fotografi të reja nga një tjetër vend luksoz.
Modelja e njohur këtë herë nuk e ka zbuluar destinacionin e këtij udhëtimi me pamje magjepsëse.
Sidoqoftë, ajo ka marrë vëmendje me një fustan të gjelbër të gjatë, ndërsa ka vënë në fokus pjesën e pasme të trupit.
E njëjta mori komplimente të shumta për paraqitjen nga miqtë e ndjekësit në Instagram.
Nitaj komentohet shpesh në mediat shqiptare e shtypin rozë, kryesisht për imazhet që publikon. /Telegrafi/