Telegrafi

Arta Nitaj publikon video duke bërë ushtrime në plazh gjatë pushimeve në Tajlandë

Bukuroshja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, po shijon pushimet në një ishull të Tajlandës.

Ajo është e shoqëruar nga modelja tjetër, Arta Elezaj dhe disa mikesha të tyre të përbashkëta.

Derisa po kalojnë një kohë të mrekullueshme, bukuroshet nuk hezitojnë që të ndajnë imazhe e video edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Nitaj duket se ka nisur ditën duke bërë ushtrime në plazh, në bazë të një videoje që ka hedhur në Instagram.

Lexo po ashtu Arta Nitaj dhe Arta Elezaj së bashku me pushime në ishull, publikojnë imazhe atraktive në bikini për ndjekësit

Zeshkania shihet duke bërë disa nga stërvitjet që bën në palestër në një formë më ndryshe.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shquhet tashmë për linjat atraktive trupore meqenëse i kushton një kujdes të madh.

Veç kësaj, Arta ka kohë që nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë format televiziv apo projekt tjetër. /Telegrafi/