Telegrafi

Arta Nitaj publikon një video duke notuar nën ujë dhe theksi është te linjat e saj

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

E njohur për figurën mbresëlënëse trupore, Arta Nitaj josh interesimin e fansave të saj sa herë që publikon imazhe të reja.

Modelja, aktorja dhe prezantuesja e popullarizuar numëron një çerek milioni ndjekës në Instagram, derisa çdo pozë e saj shndërrohet në lajm në faqet rozë.

Krahas fotografive të ndryshme që i publikon në rrjetet sociale, nuk mungojnë edhe videot e ndryshme që bukuroshja i shpërndan në profilet e saja.

(Foto: Instagram/artaanitaj)

Kësaj radhe, ajo ka postuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet duke notuar nën ujë.

Lexo po ashtu Poza atraktive e Artës në fustanin e shkurtër duke vënë në fokus format e mahnitshme trupore

Dhe, siç ndodh rëndom, teksa paraqitet duke notuar me bikini në një pishinë, theksi shkon te fiziku i saj mbresëlënës. /Telegrafi/