Telegrafi

Arta Nitaj publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Bukuroshja Arta Nitaj në ditët e stome është një personazh mjaft me influencë në rrjetet sociale.

Ajo e filloi karrierën si modele, më pas si aktore, e ndërsa gjatë këtij viti pati debutimin e saj edhe në politikë, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Me gjithë famën dhe suksesin që gëzon sot, Arta duket se ende ka nostalgji për kohën kur gjithçka që arritur, dikur vetëm e ëndërronte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, Nitaj publikoi në InstaStory një fotografi të rrallë nga fëmijëria, duke treguar se si dukej ajo në atë kohë.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Me një portret engjëllor dhe kapele në kokë, Arta duket se ishte një fëmijë vërtet i lezetshëm në atë kohë.

“Arta e vogël”, ka shkruar bukuroshja pejane në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa malli për atë kohë duket se është gjithnjë prezent. /Telegrafi/