Aktorja e njohur, Arta Nitaj njihet për figurën e saj trupore, por edhe për pozat provokuese që i servon te fansat.
Ajo është aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, përfshirë këtu edhe të rejat nga ana profesionale.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Arta është shfaqur nga palestra, ku ka vënë në pah linjat trupore.
“Se erdhi vera”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku mahnit me linjat e fizikut të saj.
Pothuajse secila lëvizje e bukuroshes bën bujë të madhe në sferën mediatike, ndërsa edhe ajo vet e ka pranuar në një paraqitje televizive se çdo veprim nga ana e modeles po paragjykohet. /Telegrafi/