Arta Nitaj, modelja nga Peja vazhdon të jetë emër shumë i përfolur në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Bukuroshja, e cila në Instagram ndiqet nga 208 mijë ndjekës, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar as pozat ngacmuese në koleksionin e saj.
Gjatë ditës së sotme, e njëjta ka pozuar atraktive para pasqyrës gjersa ka vënë në pah linjat trupore para pasqyrës.
Këto fotografi i ka ndarë në InstaStory dhe kjo dëshmon më së miri se i kushton një kujdes të madh fizikut të saj.
Nitaj ndër tjerash është një frekuentuese e rregullt e palestrës, ndërsa shpesh prezanton linjat në rrjetet sociale.
Arta këtë kohë ka qenë cak i mediave për shkak të udhëtimeve të shumta në Dubai, madje u aludua se është pjesë e një klubi të natës atje.
Sidoqoftë, kjo është hedhur poshtë nga vet aktorja, e cila deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. /Telegrafi/