Telegrafi

Arta Nitaj nuk duket aq seksi sa mendonim, publikohet fotografia që nxjerr ‘mashtrimin’ e saj me photoshop (Foto)

Modelja Arta Nitaj, e njohur tashmë si ‘Xhesika’ e serialit “O Sa Mirë”, u shndërrua papritur në një ndër personazhet më “in” muajve të fundit.

U prezantua si aktore në serialin “O Sa Mirë”, ndërsa karrierën e ka nisur si modele, duke u shfaqur edhe në disa klipe vendore.

Shfaqet gjithmonë seksi në fotografi, edhe pse duket se edhe ajo si shumë personazhe të tjerë VIP, eliminon defektet e saj me ‘photoshop’.

Në një fotografi të publikuar nga “Vipat e bllokut” shihet qartë se ‘Xhesika’ nuk është ai trupi perfekt që shohim në fotografi.

Një tërheqje barku dhe rrafshim i trupit është ajo çfarë Arta Nitaj ka arritur të bëjë në një nga fotografitë e saj të fundit në Instagram. /Telegrafi/