Duke qenë një prej femrave më atraktive shqiptare, Arta Nitaj është mjaft e përfolur në faqet rozë për dukjen e saj.
Mirëpo, për të pasur forma të admiruara trupore, ajo qëndron e angazhuar me stërvitjet dhe aktivitete fizike.
Madje edhe në ditët e saja të pushimit, Arta është e përkushtuar në realizimin e ushtrimeve të nevojshme për të ruajtur figurën e saj trupore.
Modelja, aktorja dhe prezantuesja e ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet duke i bërë ushtrimet për këmbët.
“Duke mos e anashkaluar kurrë ditën e këmbëve”, është mbishkrimi i videos së publikuar nga bukuroshja. /Telegrafi/