Telegrafi

Arta Nitaj me një tjetër video ngacmuese për ndjekësit e saj në TikTok

Foto: Arta Nitaj/TikTok

Bukuroshja Arta Nitaj është e njohur për paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo nuk nguroi të publikojë një tjetër video ngacmuese për ndjekësit e saj në TikTok dhe InstaStory.

E veshur me një palë xhinse dhe bluzë të shkurtër, bukuroshja nga Peja vuri sërish në dukje linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Foto: Arta Nitaj/TikTok

Ajo bënte lëvizje provokuese gjatë vallëzimit të saj me muzikën në sfond, ndërsa vazhdimisht i buzëqeshte kamerës.

Nitaj përndryshe gëzon një ndjekje të madhe nga shqiptarët në rrjetet sociale.

Ajo numëron plot 330 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe mbi 65 mijë sosh në TikTok.

Bukuroshja brune mori famë nga paraqitja e saj në hit-serialin “O Sa Mirë” para pesë viteve, ku luante rolin e studentes me emrin ‘Xhesika’. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

Foto: Arta Nitaj/Instagram

 

Foto: Arta Nitaj/Instagram