Ndërhyrjet tashmë thuajse janë të pashmangshme për një pjesë të showbizit shqiptar.
Dhe një të tillë së fundmi e ka bërë edhe modelja e aktorja Arta Nitaj, e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat për ndryshimin e radhës.
Ajo ka ndarë një fotografi në InstaStory, me anë të të cilës tregon se ka bërë një ndërhyrje tjetër në buzë.
Megjithëse kjo është ndërhyrja e parë që ka bërë publike, Nitaj deri më tani nuk ka deklaruar për ndonjë tjetër.
Ish-aktorja e “O sa mirë” sidoqoftë vazhdon të jetë mjaft e komentuar për çdo paraqitje e dalje publike që bën.
E njëjta përndryshe që një kohë nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë projekt televiziv, përkundër se rikthimin e ka paralajmëruar prej disa muajsh. /Telegrafi/