Telegrafi

Arta Nitaj me një pozë tërheqëse nga Dubai thotë se nuk dëshiron të qëndrojë, e as të largohet

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Modelja Arta Nitaj po vazhdon të shijojë qëndrimin në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ka mbatur e izoluar për shkak të coronavirusit.

Ajo këto ditë është treguar mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Nitaj ka ndarë me fansat një imazh mjaft atraktiv, ku shfaqet duke pozuar pranë dollapit të saj të garderobës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo duket mjaft tërheqëse me një veshje sportive, ndërsa vë në pah tiparet e saj të bukurisë.

“Nuk dua të qëndroj, nuk dua as të largohem nga ju”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Imazhi është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët janë plot 220 mijë vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/