Telegrafi

Arta Nitaj merr vëmendje me pozat provokuese nga palestra

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj është vazhdimisht e komentuar për paraqitjet e saj.

Bukuoshja nga Peja, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë pozat e ndryshme provokuese.

Arta njihet për dedikimin që ka ndaj palestrës, që si rrjedhojë e ka ndihmuar në formësimin e linjave joshëse të trupit.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Edhe dita e sotme e Artës nisi në palestër, nga ku edhe vuri në pah linjat atraktive në veshje sportive teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Përndryshe, modelja u bë e njohur për publikun edhe me paraqitjet televizive, përveç në serialin “O sa mirë”, ajo sfidojë veten edhe në moderim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

Megjithatë, së fundmi aktivitet i saj është i bazuar kryesisht në rrjetet sociale, gjë që e ndihmon të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/Instagram