Telegrafi

Arta Nitaj merr vëmendje me një tjetër fotografi atraktive nga Dubai

Aktorja e njohur kosovare, Arta Nitaj, është ndër emrat që përflitet më së shumti në showbizzin shqiptar. 

Këto ditë, bukuroshja nga Peja ka nisur pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, më saktësisht në Dubai.

Meqenëse është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo nuk heziton të sjellë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

E tillë është edhe kjo e fundit, derisa pozon në bikini dhe vë në plan të parë të pasmet e saj atraktive.

Lexo po ashtu Arta Nitaj nis pushimet në Dubai

Për vetëm një kohë të shkurtër, kjo fotografi e aktores Nitaj ka marrë mbi 15 mijë pëlqime dhe imazhi në fjalë po ashtu mori edhe komplimente për dukjen atraktive.

“Falënderuese”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit, duke lënë të kuptohet se ndihet tejet e lumtur me jetën dhe të mirat që ia ofron.

Arta përndryshe për publikun u bë më e njohur për paraqitjen e saj në serialin vendor “O sa mirë”, në rolin e ‘Xhesikës’, me ç ‘rast mblodhi fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/