Telegrafi

Arta Nitaj mahnit me pozën e radhës në bikini të kuqe

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Modelja Arta Nitaj tash e disa ditë është duke kaluar kohë të mirë në Jalë të Shqipërisë e shoqëruar me disa nga miket e saj.

Derisa po shijon në masë të madhe këtë kohë të nxehtë vere, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme.

Ndonëse shquhet për pozat atraktive dhe të nxehta, një të tillë e ka ndarë edhe gjatë ditës së sotme.

Këtë herë, aktorja nga Peja ka vënë në pah fizikun e saj atraktiv në një palë bikini të veçanta të kuqe.

Me një pamje të mahnitshme në sfond, Nitaj ka arritur të marrë vëmendjen e gjithë ndjekësve që numëron në llogarinë personale, Instagram.

Lexo po ashtu Arta Nitaj vazhdon të sjell video provokuese në TikTok dhe imazhe atraktive në bikini nga pushimet

Fotoja u komplimentua tejet shumë dhe deri më tani ka grumbulluar afro 15 mijë pëlqime.

Përkundër kësaj, Arta ka paralajmëruar se së shpejti pritet të rikthehet me projekt të ri për të cilin nuk ka dhënë detaje. /Telegrafi/