Arta Nitaj ka drejtuar edhe një tjetër emision Dueli Botërorit që transmetohet çdo ditë në RTV Dukagjini dhe i kushtohet Kampionatit Botëror.
Me dukjen e saj, modelja e njohur është kujdesur që shikuesit të mos i largojnë sytë nga ekrani.
E veshur në pjesën e sipërme me një bluzë të shkurtë, të bardhë dhe me një stil të veçantë flokësh, bukuroshja është pëlqyer për dukjen e saj.
Kujtojmë që Arta Nitaj u bë e njohur për publikun e gjerë me angazhimin e saj në hit-serialin televiziv “O Sa Mirë”. Portretizimi i rolit të Xhesikës e bëri atë shumë të pëlqyer te fansat e komedisë së popullarizuar.
https://www.youtube.com/watch?v=VsM11–jflQ
Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi.
Mysafirë të emisionit të të shtunës ishin:
Ismet Munishi (trajner/analist)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Elvira Dushku (sekretare e përgjithshme në FBK)
Esad Morina (trajner në SHBA)
Betim Zeqiri (gazetar në Telegrafi.com)
/Telegrafi/