Telegrafi

Arta Nitaj kthehet në kohë duke publikuar një fotografi provokuese në bikini

Aktorja dhe modelja shqiptare, Arta Nitaj, gjatë këtyre ditëve po vazhdon të jetë goxha aktive me postime.

Bukuroshja, e cila shquhet për fizikun e saj të tonifikuar, nuk ngurron që t’i ekspozojë linjat trupore përmes rrjeteve sociale.

Duke qenë se prej dy javësh jemi në vetë-izolim, 22-vjeçarja së fundmi ka shpërndarë një fotografi nga arkiva të realizuar kohë më parë.

Imazhi në fjalë e paraqet artisten nga Peja në top formë, derisa shfaqet në një palë bikini shumëngjyrshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Edhe pse në karantinë, Arta është kujdesur tejet shumë për linjat e bujshme në mënyrë që të mbajë veten sa më aktive.

E njëjta vazhdimisht ka publikuar foto e video në rrjetet sociale duke bërë palestër në kushte shtëpiake.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Nitaj aktualisht nuk është pjesë e ndonjë seriali, pasi tashmë është larguar edhe nga “O sa mirë”- aty ku edhe fitoi famën. /Telegrafi/