Telegrafi

Arta Nitaj josh me një pozë atraktive nga vaska

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Modelja e njohur, Arta Nitaj, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Ajo së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nitaj ndërkohë nuk po i ndal imazhet atraktive në rrjetet sociale, përmes së cilave po rrëmben vëmendjen e fansave të saj.

Së fundmi, modelja publikoi një fotografi në InstaStory ku shfaqej mjaft tërheqëse e veshur me xhinse dhe një bluzë rozë.

Modelja ishte shtrirë në një vaskë me topa plastikë, duke e bërë kështu imazhin e saj edhe më ngacmues.

Ajo vuri në pah barkun e saj të tonifikuar dhe linjat atraktive, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/