Për besimtarët myslimanë në mbarë botën, nga nesër (e premte) fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
E në prag të këtij muaji, bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, duket se ka vendosur t’i bëjë një premtim ndjekësve të saj.
E gjitha lidhet me një shaka të bërë nga një ndjekës në InstaStory, i cili kishte shkruar se gjatë këtij muajido të heqë nga lista e ndjekësve modelen, dhe do fillojë të ndjekë në Instagram hoxhën e njohur, Elvis Naçi.
Krejt kjo duket si një ironi me modelen nga Peja, e cila njihet për fotografitë provokuese që publikon në llogarinë e saj në Instagram.
Nitajt i është dukur shumë interesant ky koment, të cilin ka vendosur që ta rishpërndajë së bashku me një premtim drejtuar fansave të saj.
“Ju premtoj kujdes të shtuar në postimet e radhës, faleminderit për mirëkuptim”, kanë qenë fjalët e ish-aktores së “O Sa Mirë”.
Përndryshe, bukuroshja në fjalë kishte bërë të ditur vitin e kaluar se ajo është agjëruese e rregullt në Muajin e Ramazanit. /Telegrafi/