Telegrafi

Arta Nitaj flet për fotografitë e një modeleje të zhveshur që qarkulluan në rrjet: Nuk isha unë

Arta Nitaj (Foto: Instagram/artaanitaj)

Kohë më parë në rrjet kanë qarkulluar disa imazhe të nja vajze topless, ku thuhej se ishte modelja e njohur, Arta Nitaj.

Pas këtyre spekulimeve, kishte reaguar edhe modelja, duke pretenduar se në fotografi nuk gjendet ajo.

E ftuar në Shiko Kush Luan, Arta publikisht ka treguar për këto imazhe dhe disa biseda intime të publikuara.

“E publikova unë emrin e asaj vajza që nuk isha unë në fotografi, nuk janë të miat dhe pyetje është bërë gabim”, është shprehur ajo.

Më tutje ajo shtoi: “Nuk përkasin me mua aspak, as fjalët e as fotografia”.

Sidoqoftë kësaj, gjatë këtij viti bukuroshja brune ka qenë mjaft e shfaqur në faqet rozë, ndërsa komentohej për çdo lëvizje të saj.

Sa i përket lidhje të dashurisë, Nitaj ka shtuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak, por se është në kërkim. /Telegrafi/