Telegrafi

Arta Nitaj: E di që shumë prej jush flisni prapa shpinës sime, nuk jam budallaqe thjesht nuk më intereson

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Ajo është njëra nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale e po ashtu edhe në faqet rozë.

Fjala është për modelen dhe aktoren nga Peja, Arta Nitaj, e cila merr vëmendje me secilin postim apo fotografi që ndan me fansat.

Ajo së fundmi ka bërë një reagim në InstaStory për të gjithë ata që flasin prapa shpinës së saj.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

“E di që shumë prej jush flisni prapa shpinës sime. Nuk jam budallaqe, thjesht nuk më intereson”, ka shkruar ajo, referuar një fotografie të Kylie Jenner.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndonëse nuk ka etiketuar ndonjë emër të drejtpërdrejtë, Arta duket se ‘thumboi’ ata që vazhdimisht flasin për të.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Modelja nga Peja përndryshe ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë projekt televiziv apo në fushën e saj, si aktore.

Megjithëse po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat përmes rrjeteve sociale, aty ku ndiqet nga mijëra njerëz. /Telegrafi/