Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, po vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Zeshkania, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi ka sjell disa fotografi të reja.
Ajo duket se këto imazhe i ka realizuar për Halloween, pasi është shfaqur si këngëtarja e ndjerë amerikane, Aaliyah.
26-vjeçarja ka përzgjedhur një nga paraqitjet e yllit, ndërkohë që i ngjan tejet shumë.
“A do të dorëzohesh apo do të provosh sërish?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Arta këtë kohë ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, nga i cili po ashtu u eliminua vetëm pas disa javësh. /Telegrafi/