Aktorja Arta Selimi i ka kujtuar dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Alisa Maloku dhe Urim Çela.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët tjerë në oborrin e shtëpisë, konkurrentja e Big Brother VIP Kosova ka thënë se ishte zhgënjyer nga mentaliteti i dyshes që nuk ishte në përputhje me moshën e tyre të re.
“Kjo mu nuk më patën pëlqyer. Dy njerëz 20 vjeçarë me pikëpamjet të 75 vjeçarëve, se kështu i kam dashur tepër shumë se kanë qenë shumë pozitivë, por kur ia kanë nisur të flasin në lidhje me lidhjen, kanë qenë tepër antikë”.
“Dhe kam thënë: ‘Uau, këta nuk ish dashur të jenë shumë… nejse… përparimtarë”, ka thënë Arta gjatë bisedës me banorët tjerë.
Ndryshe, çifti Alisa dhe Urimi ishin të parët që u eliminuan nga formatin televiziv, Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/