Site icon Telegrafi

Arta Elezaj zbulon se dhurata më e shtrenjtë që ka marrë është një orë, kushton mbi 48 mijë euro?

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga modelet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për Arta Elezajn, e cila ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Zemër Luana” nën autorësinë e Luana Vjollcës.

Bukuroshja nga Klina i është përgjigjur disa pyetjeve, e një prej tyre kishte të bënte me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Cila është dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët”, ka qenë pyetja drejtuar ish-aktores së “O sa mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Elezaj

Kaçurrelja theksoi se dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e sotme.

Foto: Screenshot/YouTube

Duhet përmendur se ora që mbante në dorë sonte është vënë re edhe nga faqet e veshjeve nëpër rrjete sociale dhe sipas kërkimeve kushton plot 48 mijë euro.

E njëjta është përfolur shumë herë për luksin që gëzon, jetën e pushimet e shtrenjta. /Telegrafi/

Exit mobile version