Modelja e njohur, Arta Elezaj, vazhdon të mbetet ndër më të komentuarat ndonjëherë.
Bukuroshja brune është vërejtur kohëve të fundit duke shijuar pushimet, të cilat i kaloi së bashku me shoqëri.
Po ashtu postimet nga përditshmëria nuk janë të pakta nga ana e saj, të cilat menjëherë bëhen lajm në faqet rozë.
Njëjta ka ndodhur edhe në një postim të fundit në Instagram, ku Arta shihej duke pozuar nga vetura luksoze.
Bluza që mbante veshur bënte që t’i theksohej gjoksi i formësuar, derisa lëvizte herë pas here.
Flokët i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh ajo kishte përdorur shumë pak produkte.
Kujtojmë se aktorja dhe njëherësh modelja u bë edhe më e popullarizuar përmes pjesëmarrjes në serialin “O sa mirë”. /Telegrafi/