Telegrafi

Arta Elezaj tregon format trupore në rroba banje nga pushimet në Shqipëri

Modelja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, vazhdon të jetë një personazh aktiv në rrjete sociale.

Ndonëse ndodhemi në një sezon të nxehtë, ajo në koleksionin e fotografive në Instagram nuk mungon as me imazhe nga pushimet.

Bukuroshja, e cila u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, po shijon pushimet në një nga bregdetet shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo së fundmi ka pozuar me rroba banje të markës ‘Fendi’, ndërkohë që duket në formë të mirë.

Lexo po ashtu Pamje nga ambienti luksoz në ditëlindjen e Arta Elezajt, konfirmon se është në një lidhje dashurie?

Këto imazhe kanë bërë që të komplimentohet në masë të madhe për fizikun atraktiv e format trupore të kolme.

Megjithëse nuk e ka prezantuar akoma, Elezaj ditë më parë përmes një imazhi ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie.

Nga ana profesionale, momentalisht nuk është e angazhuar në ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/