Aktorja e njohur, Arta Elezaj, është një prej emrave më në formë të momentit.
Bukuroshja shqiptare që është pjesë e dy serialeve të njohura, “O Sa Mirë” dhe “Duplex”, ka një famë dhe pëlqyeshmëri të konsiderueshme.
Stili i saj i jetës dhe linjat trupore kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave.
Ajo në intervistën 60 sekondëse të Prive foli për cilësitë e personalitetit të saj, duke thënë se urren “gënjeshtrën”.
Bukuroshja shtoi se kurrë nuk ka tradhtuar më parë në jetën e saj, ndërkaq refuzoi të pranonte se ka pasur marrëdhënie me të njëjtën gjini.
Aktorja refuzoi të tregonte se kur e humbi virgjërinë në fund të intervistës. /Telegrafi/