Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, merr vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjete sociale.
Ajo edhe kësaj radhe ka mahnitur me paraqitjen e fundit në një kostum ngjyrë gri.
Teksa ka vënë në plan të parë linjat trupore, ish-aktorja e “O sa mirë” ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe.
Imazhet për pak minuta kanë mbledhur mijëra pëlqime e po ashtu edhe komente të ndryshme.
E njëjta përndryshe këtë kohë ka qenë më pasive në ekran, duke mos u shfaqur në ndonjë projekt apo serial televiziv.
Sidoqoftë, Elezaj vazhdon të jetë shumë e kërkuar në fushën e modës dhe tani bashkëpunon me marka të llojllojshme. /Telegrafi/