Site icon Telegrafi

Arta Elezaj thekson linjat joshëse të trupit në veshjen plot stil

Modelja bukuroshe, Arta Elezaj njihet për linjat e saj të tonifikuara të trupit dhe veshjet plot stil.

Arta ka ardhur provokuese dhe në formë të mirë edhe në disa imazhe që ndau me admiruesit e saj në llogarinë e Instagramit ku numëron mbi 200 mijë të tillë.

Në fotot që solli sot (e shtunë), Elezaj shihet e veshur me një këmishë të kaltër që e përshtati me xhinse dhe çizme të gjata me ngjyrë të bardh.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Për t’u dukur edhe më e kompletuar, Arta kishte edhe një çantë dore me ngjyrë të zezë dhe aksesor ari.

Në pozat atraktive, ajo shihet teksa po shijon një mbrëmje argëtuese ndërsa të shumta kanë qenë edhe komentet e fansave të saj.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ndryshe, ndonëse mori famë nga paraqitjet e saj televizive, Artën ka kohë që nuk e shohim në ekran. /Telegrafi/

Exit mobile version