Bukuroshja nga Klina, Arta Elezaj, ka publikuar fotografi nga pushimet në Itali.
26-vjeçarja, e cila me postimet e saj shumë herë merr vëmendjen e lexuesve, së fundmi ka ndarë disa imazhe nga pushime e saja në shtetin italian.
Arta, edhe pse prej kohësh ka munguar në seriale televizive, është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram.
Këtë herë, ajo i ka publikuar disa fotografi duke vënë në fokus format joshëse trupore.
Në njërën nga këto poza, kaçurrelja ka sjellë edhe një pamje të vendit të mrekullueshëm, ku ka qëndruar.
Përpara këtyre pushimeve, kaçurrelja ka qenë duke shijuar një kohë të mirë në Spanjë. /Telegrafi/