Telegrafi

Arta Elezaj shkëlqen me fustanin e kuq, thekson fizikun e formësuar

Arta Elezaj Foto: Instagram/artaelezaj

Modelja e njohur, Arta Elezaj, njihet në përgjithësi për stilin unik me të cilin shfaqet.

Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë informacione nga jeta personale, përfshirë edhe nga ajo profesionale.

Por, në një postim në Instagram ajo ka zgjedhur që fokusin ta vë në fizikun e saj të formësuar, që komentohet në masë të madhe.

Bukuroshja brune është parë me një fustan të kuq, teksa flokët dhe grimin i kishte realizuar në mënyrë profesionale.

Ndjekësit e saj po ashtu patën rastin të komentojnë modelen, pasi kishte kuruar pothuajse secilin detaj në dukje.

Në përshkrimin e imazhit ajo kishte vënë një zemër të thyer, që përçonte një mesazh të koduar tek fansat. /Telegrafi/