Telegrafi

Arta Elezaj shfaqet provokuese nga pushimet, ekspozon linjat joshëse në bikini

Arta Elezaj është ndër femrat e njohura shqiptare më të komentuara në mediat rozë, si për linjat trupore, por edhe për jetën luksoze që bën.

Bukuroshja nga Klina ndonëse ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri televiziv, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale, e ku nuk mungojnë provokimet dhe ekspozimi I formave trupore.

E njohur për linjat e formësuar, Arta e cila së fundmi ka nis pushimet në bregdet solli pamje të reja nga atje.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ish-aktorja e serialit “O Sa Mirë” u shfaq atraktive e veshur në bikini, në pamjet që ndau me mbi 234 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo gjithashtu tregoi vendin luksoz ku po qëndronte pa zbuluar lokacione dhe personat që po e shoqëronin në këtë udhëtim.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Rikujtojmë që Arta vetëm pak javë më parë ishte në një tjetër pushim në Dubai me dy mikeshat e saj, modelet Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella. /Telegrafi/

Foto: Arta Elezaj/Instagram