Telegrafi

Arta Elezaj publikon fotografi nga ‘Ferrari’, ironizon duke e quajtur xhiro me biçikletë

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, po vazhdon ta shijojë qëndrimin në Dubai.

Ajo ishte shprehur kohë më parë në një intervistë se nuk e kishte vizituar asnjëherë qytetin e famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa duket e lumtur që më në fund pati mundësinë të shkojë atje.

Elezaj është treguar mjaft aktive dhe e ndjekur për fansat e saj në rrjetet sociale, përmes së cilave ka ndarë me ta momente të ndryshme nga çastet e këndshme që ka kaluar në Dubai.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi të realizuar në një veturë luksoze të tipit ‘Ferrari’, ndërsa në mbishkrimi ne saj me satirë shkroi se ka nevojë për një shëtitje me biçikletë.

Lexo po ashtu Noizy publikon fotografi kur si 15-vjeçar kishte parë nga afër për të parën herë një 'Ferrari' - sot ka dy të tilla të parkuara në garazhin e tij

“Xhiro me biçikletë, vërtet kam nevojë për të”, ka shkruar modelja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Arta përndryshe njihet për jetën e saj luksoze që bën, të cilën nuk heziton që ta ndajë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale. /Telegrafi/