Telegrafi

Arta Elezaj publikon fotografi me bikini: Mos u shqetëso për atë që po bëj, shqetësohuni pse shqetësoheni për atë që bëj

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Bukuroshja Arta Elezaj është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në këtë periudhë të nxehtë.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi me bikini, përmes së cilave ka marrë sërish vëmendjen e publikut.

Teksa mban një pije në dorë, ‘Xhakarta’ e “O Sa Mirë” ka vënë sërish në pah linjat e saj atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Mos u shqetëso për atë që po bëj. Shqetësohuni pse shqetësoheni për atë që po bëj”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që bukuroshja ka marrë nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/